“Mbytuni në sanksionet tuaja, qenër amerikanë”/ Lukashenko ‘shpërthen’ para mediave, nuk i pret mirë sanksionet britanike
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko nuk është përmbajtur dot ndaj sanksioneve të vendosura nga Britania e Madhe. Në një konferencë të rrallë për shtyp, sipas mediave të huaja, ai tha se Britania mund të shkojë të “mbytet” tek sanksionet që ka vënë.
“Ju mund të mbyteni në sanksionet tuaja … Ju jeni qen të amerikanëve!,”-u shpreh kreu i shtetit.
Sanksionet britanike, të cilat ndaluan blerjen e letrave me vlerë nga shteti bjellorus dhe bankat e tij shtetërore, janë më të fundit të vendosura nga Perëndimi. Paketa gjithashtu përfshin masa për të parandaluar transportuesit ajrorë bjellorusë nga fluturimi ose ulja në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu ato përfshijnë produktet e naftës – burimet kryesore të të ardhurave për regjimin e Lukashenko – si dhe shërbimet financiare.
E hëna shënoi një vit nga zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në vend, të cilat u fituan nga opozita por nuk u njohën nga Lukashenko. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë duke e sfiduar si kurrë më parë që nga ngritja e tij në pushtet në vitin 1994.
Rruga Press