Ministri Vitia sot ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për “Kushtet dhe Procedurat për Ushtrimin e Veprimtarisë Shëndetësore në Institucionet Private”
Ministri Arben Vitia sot ka nënshkruar një urdhër administrativ për Kushtet dhe Proçedurat për Ushtrimin e Veprimtarisë Shëndetësore në Institucionet Private”
Statusi i plotë më poshtë:
Sot nënshkrova Udhëzimin Administrativ për “Kushtet dhe Procedurat për Ushtrimin e Veprimtarisë Shëndetësore në Institucionet Private”.
Me këtë, kemi përmirësuar dhe lehtësuar kushtet e përgjithshme dhe specifike për hapësirën, kuadrin profesional dhe pajisjet medicinale në institucionet shëndetësore jashtë-spitalore.
Ky rregullim i ri ndikon ndjeshëm në përmbushjen e synimit tonë për shërbime cilësore kudo, veçanërisht për qasjen dhe sigurinë në shërbimet shëndetësore që marrin qytetarët tanë.