KryesoreLajme

Kurti në rajonin e Pejës kemi përkrahur me shtesa rreth 2900 gra lehona dhe mbi 18 mijë fëmijë, kurse me punësim 550 të ri të punësuar në programin Superpuna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur fjalim në tubimin elektoral para qytetarëve të Komunës së Pejës, ku tha se këtë komunë e kanë përkrahur me shtesa rreth 2900 gra lehona dhe mbi 18 fëmijë si dhe kanë punësuar 550 të rinjë me programin Superpuna.

“Në rajonin e Pejës kemi përkrahur me shtesa rreth 2900 gra lehona dhe mbi 18 mijë fëmijë, kurse me punësim 550 të ri të punësuar në programin Superpuna”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Stafa: Paguajmë 4.2 milionë euro koncertin e Kanye West kur pajisjet mjekësore kushtojnë 3.4 milionë euro. Ndërkohë QSUT bën kërkesë për donacione

Kryeministri Kurti, tutje ka thënë se gjatë këtij mandati kanë mbështetur edhe sektorin e bujqësisë kështu duke ndarë mbi 300 milionë euro për bujqit e fermerët.

“Në mandatin që po e përmbyllim të plotë, kemi mbështetur 120 mijë bujq e fermerë me mbi 300 milionë euro për grande dhe subvencione, e kemi rritë për 40 mijë hektar tokën bujqësore të punuar”, tha Kurti.

Kurti, sa i përket sektorit shëndetësorë tha se në mandatin e ri qeverisës do të vazhdojnë me moton Spital pas Spitali duke ndërtuar spitale nëpër qytetet e Kosovës.

Lexo më shumë  Rekord punësimi i të huajve në Shqipëri arrin 22,7 mijë shtetas; 50% e tyre nga Filipinet, India dhe Egjipti

“Në mandatin tonë që po e përmbyllim e kemi pasur moton Klinikë mbas Klinike, në mandatin e ri vazhdojmë me moton Spital pas Spitali. Do t’i decentralizojmë në përgjithësi e në tërësi shërbimet mjekësore shëndetësore ashtu që qytetarët të mos kenë nevojë të udhëtojnë për Prishtinë për çdo shërbim”, ka thënë kryeministri Kurti në fjalimin e tij në Komunën e Pejës.

YouTube player