KryesoreLajme

Murati: Me ligjin e buxhetit rritjen ekonomike e kemi të projektuar 6.2%, LDK-ja premton rritje ekonomike 5% vjetore

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka premtuar rroitje ekonomike vjetore 5 për qind.

Murati ka thënë se me Ligjin për buxhetin, të miratuar në Kuvend, rritjen ekonomike e kemi projektuar 6.2 për qind mesatare për 3 vitet e ardhshme. Sipas tij, LDK-ja po premton rritje ekonomike më të ulët sesa që tash e kemi me buxhet.   

Lexo më shumë  Delegacioni i BE-së në Tiranë reagon për ligjin për portet turistike: Shqipëria duhet të shmangë çdo hap që mund të jetë në kundërshtim me angazhimet për mbylljen e Kapitullit 27 me BE-në

“LDK paska premtu që mandatin e ardhshëm paska me ba rritjen ekonomike 5% vjetore.

Kurse ne, tashmë edhe në ligjin e buxhetit të miratuar në Kuvend, rritjen ekonomike e kemi të projektuar 6.2% mesatare për 3 vitet e ardhshme.

Pra LDK po premton rritje ekonomike më të ulët sesa ajo që ne tashmë e kemi me buxhet.

Kaq për “programin” e tyre!”, ka thënë ministri Hekuran Murati, në reagimin e tij.

Lexo më shumë  Burg kush flet, liri kush hedh bomba/ Gjykata dënon zëdhënësin e Qeverisë dhe deputetin e LVV-së për reagimet ndaj lirimit të terroristit serb Dejan Pantiq
YouTube player