KryesoreLajme

Tubimi i LVV-së në Gjilan/ “Superpuna për Gratë”: Për çdo grua të punësuar shteti mbulon pagën minimale për 6 muajt e parë

Në mandatin tonë qeverisës skema “Superpuna” që qëllim kishte punësimin e të rinjve ka pasur një sukses tejet të madh. Kjo platformë ka mundësuar punësimin e mbi 14 mijë të rinjve mes moshës 18-29 vjeç, ku 51% prej tyre ishin vajza me gjithsej 9,500 biznese përfituese.

Andaj duke e parë si të suksesshme këtë masë, në mandatin e ri atë do ta zgjerojmë më tutje me programin “Superpuna për Gratë”. Kjo masë do të fuqizojë gratë në tregun e punës, do të krijojë më shumë mundësi ekonomike dhe do të mbështesë pavarësinë financiare të grave.

Lexo më shumë  Deputeti i Bundestagut gjerman në mbështetje të Albin Kurtit

Ky program parashikon që për çdo grua të punësuar në sektorin privat, Qeveria do të mbulojë pagën minimale për gjashtë muajt e parë të punës. Paga minimale është rritur dy herë brenda mandatit tonë, tani është 350 euro e në mandatin e ardhshëm ajo pritet të rritet në mbi 500 euro. Ky hap jo vetëm se do të ndihmojë gratë të përfshihen më lehtë në tregun e punës, por gjithashtu do të inkurajojë bizneset të punësojnë më shumë gra.

Ky program është pjesë e angazhimit të Qeverisë Kurti për të krijuar një mjedis më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë për gratë e vajzat, duke u dhënë atyre mbështetje të drejtpërdrejtë dhe lehtësira për të zhvilluar karrierën e tyre profesionale.

Me “Superpunën për Gratë”, qeveria synon të zvogëlojë papunësinë e grave dhe të forcojë rolin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. Ky program nuk është vetëm një skemë financiare, por një investim afatgjatë për një Kosovë më të barabartë dhe më të drejtë për të gjithë.

Rruga Press

YouTube player