Argument

Shtetit i duhet një kryeministër që e largon Serbinë nga Kosova apo një që bëhet i dëgjueshëm i Grenellit dhe e kthen Serbinë në Kosovë?

Shkruan Besnik Krasniqi

Grenell po thotë: Jemi kundër Kurtit, sepse po e largon Serbinë nga veriu i Kosovës.

Pra, kjo fjali e përmbledh atë që e tha në X: “Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”.

Lexo më shumë  Servilizmi i rrezikshëm - Rama: Orikumin dhe Finiqin e kanë themeluar hebrenjtë

Tash pyetja legjitime që shtrohet: Shtetit i duhet një kryeministër që e largon Serbinë nga Kosova, apo një që bëhet i dëgjueshëm i Grenellit dhe që, në emër të veprimeve që “e ruajnë stabilitetin në rajon”, e kthen Serbinë në Kosovë – i kthen targat ilegale, e kthen dinarin, i kthen strukturat paralele, i kthen institucionet tjera serbe civile e paraushtarake, e ndoshta e kthen edhe Radoiçiqin.

Lexo më shumë  “Gjykatën Speciale e votuan vetë, tani duan ta ‘zhbëjnë’: Ligji, pastaj zgjedhje”

Sa për rikujtim, Grenell sot u pozicionia kundër Kurtit, e javën e shkuar pro Vuçiqit.

Rruga Press

YouTube player