Lajme

Osmani për zjarret në rajon: Pamjet janë trishtuese, Kosova është e gatshme t’i ndihmojë miqtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Twittër, ka shprehur përkrahjen e Kosovës për vendet e rajonit të cilat janë përfshirë nga zjarret ditëve të fundit.

Osmani ka shkruar se pamjet nga këto vende janë trishtuese dhe ka përmendur edhe dërgimin e ushtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në luftën me zjarret.

Lexo më shumë  Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

Postimi i plotë:

“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese. Natën e kaluar trupat tanë të FSK-së dhe zjarrfikësit janë vendosur në Shqipëri për të ndihmuar në luftën me zjarret. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”

Rruga Press

Lexo më shumë  Finlanda vendi më i lumtur në botë, Kosova renditet e 16-ta. Lë pas Gjermaninë, Austrinë e Emiratet e Bashkuara Arabe
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *