Lajme

Kosova në Panairin e Turizmit në Turqi

Në Panairin e Specializuar Ndërkombëtar të Ushqimit dhe Pijeve në Turqi e pranishme është edhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit. Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, theksoi se pjesëmarrja është bërë tradicionale për Odën, e cila merr pjesë me mbi 50 biznese.

Ai në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Turqia për “Mirëmëngjesi Kosovë”  theksoi se “nëpërmjet broshurave, kontakteve të drejtpërdrejta po prezantohet pothuajse secili biznes”. “Pjesëmarrësit këtu po i lidhin kontaktet dhe po shkëmbejnë eksperiencën që e kanë shtetet pjesëmarrëse. Mbi 70 shtete qenkan sivjet të pranishme”, tregoi ai.

Lexo më shumë  Murati: Për herë të parë kemi ndarë mbi 150 milionë euro buxhet për shtesat e nënave lehona dhe për fëmijët

Ai shtoi se “pavarësisht që kemi një lidhje pak më të shpeshtë Turqi-Kosovë, shihet si vend i paeksploruar dhe interesimi për këtë pjesë është më i madh”.

“Jemi më të frekuentuarit dhe kështu që për momentin jemi shumë të kënaqur. Jemi pritur shumë mirë sepse është hera e katërt që marrim pjesë normalisht kemi lidh njëfarë miqësie”, tregoi ai.

Lexo më shumë  Kurti në Vushtrri: Gjyshërve që do të kujdesën për fëmijët prej moshës 1 deri në 3 vjeç, nga 100 euro çdo muaj

Rruga Press

YouTube player