KryesoreLajme

Bllokohen blloqet e u vihet shiriti banesave për serbët në Zubin Potok të financuara nga Serbia

U është vënë shiriti e janë bllokuar tri blloqe të banesave që u ndërtuan për serbët me financim nga Serbia, në Zubin Potok.

Në nëntor të vitit të kaluar, për shpërndarjen e çelësave në Rashkë, sot Prokuroria Speciale ka marrë vendim që të bllokohen blloqet e tri ndërtesave deri në një vendim përfundimtar.

Lexo më shumë  Ramush Haradinaj pozon me Richard Grenell, një lobues pro-serb me lidhje ruse

Ndërkohë, lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Atje tashmë po qëndrojnë njësitë policore.

Redaksia ka dërguar pyetje edhe në Prokurori për të marrë më shumë informacione.

Ky proces kishte filluar në nëntor, ndërkaq çelësat e banesave janë marrë në Rashkë, e në mesin e përfituesve ishte edhe Millan Bozhoviq pjesëtarë i organizatës “Mbrojtja Civile” e cila është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti e fton të investojë në Kosovë ministrin arab të Investimeve

Rruga Press

YouTube player