BotaKryesore

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Ushtarët ukrainase kanë arritur të eliminojnë 21 ushtarë veri-koreanë dhe të plagosin 40 tjerë, në një sulm të mirëorganizuar në rajonin e Kurskut të Rusisë.

Ukrainasit e mbështetur nga artileria dhe dronët, arritën të shpartallojnë grupin e ushtarëve koreano-veriorë që po luftojnë përkrah rusëve – betejë kjo që zgjati mbi tetë orë.

Lexo më shumë  Gjermani – Muzeu më i madh i teknologjisë heq nga muri portretin e Elon Musk

Në këtë operacion janë përfshirë edhe njësitë e specializuara për përdorimin e snajperëve, që luajtën rol kyç në detektimin dhe identifikimin e trupave të Kim Jong-unit.

Në videon e postuar më poshtë që është regjistruar nga droni ukrainas, shihet momenti kur trupat koreano-veriorë goditen nga të gjitha anët.

Ata shpresonin se do t’i zënë në befasi ukrainasit që po ruanin pozicionet e tyre mbrojtës, por operatorët e dronëve dhe snajperistët arritën t’i shohin kilometra larg derisa tentonin t’ju afroheshin.

Lexo më shumë  Franca lëshon një urdhërarrest të ri për Assadin e Sirisë
YouTube player
YouTube player