Lajme

Ç’po ndodh me Sinecin? Protesta për zonën e mbrojtur dhe projekti për ujë të pijshëm

Prej afro më shumë se 4 muajsh, burimi i ujit të Sinecit është bërë objekt debati dhe përplasje mes banorëve të Luamsit dhe autoritete vendore.

Një projekt me vlerë 400 milionë lekë, i propozuar nga Bashkia e Kuçovës, synon furnizimin me ujë të 7 fshatrave. Banorët e Lumasit kanë kundërshtuar ndërhyrjet në Burimin e Sinecit dhe mungesën e transparencës së projektit.

Burimi i Sinecit shërben për fermerët e disa fshatrave edhe për vaditjen e tokave bujqësore në sezonin e verës. Sipas këtyre hartave teritoriale që A2 CNN disponon, të dala nga Bashkia e Kuçovës, rezulton se Burimi i Sinecit është brenda një zone të mbrojtur, që prej viti 2002 me vendimin Nr.676. Po ashtu, po sipas hartës territoriale, burimi i Sinecit është pjesë e Bashkisë së Gramshit dhe jo i Bashkisë Kuçovë.

Lexo më shumë  Ministri Gashiani viziton Brezovicën, përcjellë aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të projektit “Drejt Malit”

Për të furnizuar fshatrat me ujë të pijshëm, banorët thonë se fshati ka burime të tjera me prurje edhe më të mëdha sesa ai i Sinecit. Një pjesë e banorëve kanë hyrë edhe në grevë urie për të ndaluar çdo punim brenda zonës së mbrojtur. Ata kërkojnë që ky atraksion turistik të shërbej vetëm si i tillë pasi është një nga thithësit kryesorë të turistëve për këtë zonë./a2/

Lexo më shumë  Belgjikë, Shqipëri e kthim: Skema e pastrimit të parave nga i dënuari për tregti droge

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *