KryesoreLajme

Çeku në Prizren: Nga ish-qeveritë nuk na dallon vetëm puna e suksesi por edhe vizioni për vendin tonë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në tubimin elektoral të mbajtur nga grupi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit, ka thënë se gjatë këtyre viteve të mandatit të tyre qeverisës kanë punuar çdo ditë dhe se sipas tij për dallim nga ish-qeveritë e tjera iu dallon vizioni për vendin.

 “Lidhja Besa-Besë për 500 mijë zemra që rrahin sikur një në numrin 118 me datën 9 shkurt. Ne sot pas katër viteve qeverisje dalim ballë hapur para jush. Kemi punuar për ditë, pa u ndalur e pa u lodhur nga ish-qeveritë nuk na dallon vetëm puna e suksesi por edhe vizioni për vendin tonë”, ka thënë ministri Çeku në fjalimin e tij të mbajtur në tubimin elektoral të VV-së në Prizren.

Lexo më shumë  Kosova investon në konkurrueshmëri dhe konektivitet me mbështetjen e Bankës Botërore

Tutje, ministri Çeku ka folur edhe për trashëgimin kulturore të Prizrenit si dhe pregaditja e saj për UNESCO.

“Po e mbrojmë trashëgimin kulturore këtu në Prizren, sepse qytetin po e bëjmë gati për UNESCO. Po investojmë në sport sepse ky qytet do të jetë mikëpritës i lojërave mesdhetarë bashkë me qytetë të tjera”, ka thënë Çeku ndër të tjera.

Lexo më shumë  Kompania e Elon Musk nuk paguan taksat në Shqipëri, Tatimet vendosin nën sekuestro Starlink Albania
YouTube player