KryesoreLajme

Bislimi pret në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së, flasin për dialogun me Serbinë

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit thuhet se në takim është diskutuar për rreth partneritetit Kosovë-SHBA dhe për fuqizimin e thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve. 

Gjithashtu thuhet se “në takim u trajtua dhe bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesi i dialogut e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Lexo më shumë  Pse Albin Kurti është njeriu i duhur në kohën dhe vendin e duhur ?

Temë e diskutimit thuhet se ishin edhe zgjedhjet e ardhshme e fushata dhe pritshmëritë për 9 shkurtin.

“Zëvendëskryeministri e falënderoi znj. Prattipati për bisedën e sotme e bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player