KryesoreLajme

Kryeministri Kurti në Mitrovicë: Nuk do të ketë më banda kriminale, targa ilegale dhe barrikada

Kryeministri Albin Kurti, në tubimin elektoral në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ka thënë se bandat kriminale nuk do të sundojnë më dhe nuk do të ketë targa ilegale dhe bllokada, e as prodhim të kriptovalutave.

“Nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më sundim të bandave kriminale, nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më qarkullim të targave ilegale, nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më ngritje të barrikadave, nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë më prodhim të kriptovalutave, Fuqia e ligjit të drejtë në Republikën e Kosovës ngadhënjen gjithmmonë, cep më cep të Mitrovicës e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Lexo më shumë  KQZ: Për votuesit që s’mund të shkojnë në vendvotim do të angazhohen ekipe mobile

Kryeministri foli edhe për arritjet, dhe thumboi ish-qeveritë e kaluara.

Ai tutje tha se për rritje ekonomike janë tre herë më të shpejtë se ish-qeveritë e kaluara, dhe katër herë më të shpejtë për punësim.

YouTube player