KryesoreOpinion/Aktualitet

PDK – Gardianja e “Drejtësisë” si litari në thes

Shkruan Lirim Gashi

Ah, PDK-ja! Ky fenomen kosovar që ndërthur groteskun politik me ironinë e zezë juridike!

Si një artist që pikturon me baltë mbi muret e shkatërruara të drejtësisë, kjo parti arrin të na mahnisë me performancën e saj të pandalshme në teatrin e absurdit kosovar.

Kurdo që Qeveria Kurti harton një ligj për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, ndodh një magji:

Ligji shkon në Kuvend, miratohet nga shumica, por jo për shumë gjatë!

Sepse PDK-ja, me tërë “modestinë” e saj, i jep vetes rolin e Gjykatës Supreme të Kosovës! Nuk ka rëndësi çfarë shkruhet në ligj; mjafton që ai të mos përputhet me interesat e saj dhe – bum! – dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Dhe kush e përbën këtë Gjykatë? Një kolektiv gjykatësish që kanë po aq pavarësi, paanshmëri dhe besueshmëri sa marionetat në Teatrin e Kukullave.
Vendimet e tyre janë po aq të drejta sa litari në thes. Populli ka një shprehje për këtë: “Shkon cjapi te kasapi !”

Por, prit! Këtu nuk përfundon komedia! PDK-ja, me tërë pafytyrësinë e saj, tallet me Qeverinë e Kurtit, duke thënë se “nuk di të hartojë ligje.” Kjo është sikur një ujk të mësojë delet se si ta ruajnë veten prej tij.

Lexo më shumë  37 vjet burgim e 171 mijë euro gjobë për të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1”

Dhe yjet juridikë të PDK-së?

Abelard Shkulani – gjeniu i shkronjave shqipe; Ganimete Strashilla – artistja e filmave horror dhe Kamish Gestapo –filantropi i lopgjallizmit juridik !

Por kulmi i absurdit arrihet kur PDK-ja e quan veten “Gardiane të Kushtetutës.” Po si, more burra e gra, si mundet një bandë hajdutësh të mbrojë Kushtetutën? A nuk ishin këta që e kepërdorën atë si një pecetë për duart e tyre të përlyera me korrupsion? Në vend të gardianëve, kemi çakej që ruajnë thasët e tyre me florinj të vjedhur.

Këta janë mjeshtrit e hipokrizisë! Në vend që të kërkonin falje për dekada të tëra abuzimesh, ata krekosen para popullit si gjelat kokorezë para pulave që i dhunuar vetë, se si e ruajnë dhe respektojnë me përpikëri Kushtetuten e Kosovës.

Dhe populli?

Ai e sheh këtë tragjikomedi si një cirk të pafund, ku ata që duhej ta mbronin drejtësinë, e kanë kthyer atë në një tallje epike.

Lexo më shumë  Virusi HMPV, Vitia: Nuk është paraqitur ndonjë rast në Kosovë, s’ka nevojë për panik

PDK-ja është një mësim i hidhur për çdo komb: çfarë ndodh kur injoranca, lakmia dhe intrigat arrijnë pushtetin.

Një monument turpi, një epitaf për idealet që dikur shpresuam t’i shihnim të jetësuara. Dhe sa herë që ata hapin gojën për të folur për “drejtësi,” populli dëgjon vetëm tingullin e floririt që rrjedh nga xhepat e tyre të shpuar.

Nëse bota do kishte një çmim për hipokrizinë dhe pabesinë, PDK-ja do ta merrte pa konkurrencë. Por fatkeqësisht për Kosovën, çmimi i saj i vërtetë është paguar nga populli – me varfëri, zhgënjim, shpërngulje dhe me një drejtësi që mbetet e drejtë si litari n’thes.

PDK-ja nuk është thjesht një parti; është një sëmundje që ka infektuar Kosovën për vite me radhë.

Dhe sikur ta kishte ndonjë grimë ndërgjegjeje, do të kishte ikur prej kohësh vullnetarisht nga politika, duke lënë pas një ndjesë për të gjitha krimet dhe tradhtitë e saj.

Rruga Press

YouTube player