KryesoreLajme

Mbyllja e ATS-së, Elshani jep detaje nga aksioni i sotëm në veri

Administrata Tatimore e Serbisë (ATS), e cila vepronte ilegalisht në Mitrovicën e Veriut, është mbyllur sot nga Policia e Kosovës. Gjatë aksionit janë sekuestruar dokumentacione të ndryshme të falsifikuara, ndërsa është hapur një rast për falsifikim dokumentesh. 

Zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për IndeksOnline se aksioni ka nisur në orën 09:00, ndërsa deri tani nuk ka të arrestuar. 

Lexo më shumë  “Nuk jemi në një pazar këtu”: Politikanët gjermanë reagojnë rreth kërkesës së re të Trump për shpenzimet e mbrojtjes


“Rreth orës 9 kemi hyrë në këtë ndërtesë, e cila sipas informacioneve tona ka funksionuar si zyrë tatimore (si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë). Në këtë vend kemi hasur në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me prokurorin, njerëzit që ishin aty janë larguar, ndërtesa është mbyllur deri në verifikimin e plotë të fakteve”, ka deklaruar Elshani.

Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po analizojnë dokumentacionin e sekuestruar për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore.

Rruga Press

YouTube player