KryesoreLajme

“Mos gënje kryetar”, Çeku i reagon Përparim Ramës

Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku i ka reaguar kryetarit të Prishtinës Përparim Rama, lidhur me deklaratat e tij për palestrën multisportive dhe zonën ekonomike.

Çeku i ka thënë Ramës se me gënjeshtra nuk ecet përpara.

“Të lutem, Kryetar, mos gënje!  Lokacioni i dakorduar nga ju dhe Federata e Basketbollit për realizimin e Palestrës Multisportive gjendet në Hajvali, pranë Qendrës Nacionale të Futbollit dhe nuk ka të bëj fare me lokacionin ku dëshironi ta realizoni projektin e kampusit sportiv në Bernicë, përkatësisht Fshatin Olimpik. Gjatë tërë vitit 2024 Komuna e Prishtinës nuk ndërmori asnjë hap për ta konkretizuar zotimin tuaj dhe plotësuar kërkesën e FBK-së. Me gënjeshtra nuk ecet përpara. Nëse jeni serioz, dërgojeni vendimin në Kuvendin e Komunës për lokacionin që jeni dakorduar me FBK-në duke mundësuar kështu realizimin e plotë të projektit nga MKRS. PS. Nga grupi i VV më thanë që do të votojnë PËR. Dërgoje”, thuhet në reagimin e ministrit Çeku.!

Lexo më shumë  Krasniqi: Ne jemi pro zhbllokimit të situatës, nuk shoh zgjidhje tjetër përveçse të votohet

Ndryshe Rama një ditë më parë ka deklaruar se lokacioni dhe plani për palestrën janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes.

“ Faji për vonesat bie mbi bllokimin e qëllimshëm nga Vetëvendosje dhe jo mbi Komunën”, ka thënë Rama.

YouTube player
sqhrenfrdeit