KryesoreLajme

LVV: KQZ-ja shkeli ligjin me rastin e ndarjes së numrit për Listën Serbe

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hedhur shortin për renditjen e partive politike në fletëvotime për zgjedhjet e 9 shkurtit. 

KQZ-ja në hedhjen e  shortit e ka përfshirë edhe Listën Serbe, ndaj certifikimit të së cilës, LVV ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). 

Lexo më shumë  “Nuk jemi në një pazar këtu”: Politikanët gjermanë reagojnë rreth kërkesës së re të Trump për shpenzimet e mbrojtjes

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se me këtë KQZ-ja e ka shkelur ligjin. 

“KQZ- shkelë serish ligjin! Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë ankesë ne PZAP- kundër vendimit të KQZ-së lidhur me certifikimin e listës serbe. Në bazë të nenit 130 të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme Administrative, akti administrativ pezullohet përderisa të vendoset ankesa në organin më lartë, në rastin konkret, në PZAP. KQZ ka shkelur ligjin me rastin e ndarjes së numrit për subjektin politik Lista Serbe, duke mos pritur vendimin përfundimtar të PZAP-së”, ka shkruar Sallahu në Facebook.

Lexo më shumë  Mbyllja e ATS-së, Elshani jep detaje nga aksioni i sotëm në veri

Rruga Press

YouTube player