KryesoreLajme

Bastiset një objekt në Mitrovicë të Veriut, aty zhvillonte aktivitet një institucion paralel i Serbisë

Policia e Kosovës ka bastisur objektin ku thuhet se janë zhvilluar aktivitete të Drejtorisë së Urbanizmit të Komunës paralele në veri të Mitrovicës.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani ka thënë se në këtë objekt kanë konfiskuar disa dokumente. 

“Sot pas pranimit të informacioneve se në një banesë afërsi të shkollës teknike mund të ishte duke funksionuar një degë e urbanizimit të Mitrovicës Veri, kemi verifikuar këtë informatë dhe ka dalë të jetë e saktë. Pasi që është kontaktuar prokurori i rastit, janë konfiskuar dokumentet e gjetura aty, janë intervistuar disa persona dhe rasti si falsifikim i dokumenteve i bashkëngjitet rastit të mëhershëm që e kishim me Strukturën paralele të Mitrovica Veri”, ka theksuar Elshani.
Ai ka thënë se në këtë rast nuk ka persona të arrestuar. 

Lexo më shumë  Analiza në “Der Standard”/ A po ndihmon Trump që Putin të fitojë luftën
YouTube player