KryesoreLajme

Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen “Hidroregjioni Jugor”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan Ndërmarrjen e ujit KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, për t`u njoftuar nga afër për performancën e kësaj ndërmarrje dhe për të parë përparimin në zbatimin e projekteve që po përkrahen nga Qeveria.

Sipas njoftimit për media, gjatë takimit u diskutuan arritjet dhe rëndësia e ndërmarrjes për zhvillimin ekonomik dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

Në kumtesë theksohet se kryeministri Kurti u njoftua në lidhje me projektet dhe investimet e ndërmarrjes, përfshirë zhvillimin në infrastrukturë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, zgjerimin e shërbimeve cilësore dhe treguesit e performancës financiare në rritje.

“Së fundmi, KRU Hidroregjioni ka përfunduar lidhjen me ujë të pijes për fshatin Gërnçar për 15 mijë familje, me 100 mijë euro investim nga Ministria e Ekonomisë. Kurse me përkrahje prej 102 mijë euro po ashtu nga Ministria e Ekonomisë, ndërmarrja po zbaton projektin për rehabilitimin dhe zgjerimin e ujësjellësit në Bllacë të Suharekës. Ndërkaq, KRU Gjakova është duke realizuar edhe investimet për furnizim me ujë të pijshëm në fshatrat Hoçë e Madhe, Zoçishtë dhe Opterushë të Rahovecit me grant prej 500 mijë euro nga Ministria e Ekonomisë, projekt i cili pritet të përfundojë në qershor të vitit 2025, dhe që ndikon në përmirësimin e shërbimeve për konsumatorët e Hidroregjionit Jugor”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Më shumë se 200 mijë shtëpi në Bosnje pa energji elektrike

Po ashtu, thuhet se ndërmarrja publike Hidroregjioni Jugor është në përfundim të rehabilitimit të rrjetit të kanalizimit në Prizren me grant prej 5 milionë euro nga KfW, gjë që mundëson shfrytëzim më efektiv të impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Prizren, projekt i inauguruar në vitin 2021, i bashkë-financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Përveç zhvillimit të projekteve të mëdha infrastrukturore dhe sigurimin e furnizimit me ujë për banorët e regjionit, për herë të parë KRU “Hidroregjioni Jugor”, ka realizuar inkasim në shkallë 104.6%.Kryeministri Kurti dhe Ministrja Rizvanolli falënderuan punonjësit e KRU “Hidroregjioni Jugor” për mikpritjen dhe përkushtimin e tyre në ofrimin e shërbimeve për qytetarët e rajonit”, thuhet tutje në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizituan ndërmarrjen e ujit KRU “Hidroregjioni Jugor” në Prizren, për t’u njoftuar nga afër për performancën e kësaj ndërmarrje dhe për të parë përparimin në zbatimin e projekteve që po përkrahen nga Qeveria.

Sipas njoftimit për media, gjatë takimit u diskutuan arritjet dhe rëndësia e ndërmarrjes për zhvillimin ekonomik dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.

Në kumtesë theksohet se kryeministri Kurti u njoftua në lidhje me projektet dhe investimet e ndërmarrjes, përfshirë zhvillimin në infrastrukturë në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, zgjerimin e shërbimeve cilësore dhe treguesit e performancës financiare në rritje.

“Së fundmi, KRU Hidroregjioni ka përfunduar lidhjen me ujë të pijes për fshatin Gërnçar për 15 mijë familje, me 100 mijë euro investim nga Ministria e Ekonomisë. Kurse me përkrahje prej 102 mijë euro po ashtu nga Ministria e Ekonomisë, ndërmarrja po zbaton projektin për rehabilitimin dhe zgjerimin e ujësjellësit në Bllacë të Suharekës. Ndërkaq, KRU Gjakova është duke realizuar edhe investimet për furnizim me ujë të pijshëm në fshatrat Hoçë e Madhe, Zoçishtë dhe Opterushë të Rahovecit me grant prej 500 mijë euro nga Ministria e Ekonomisë, projekt i cili pritet të përfundojë në qershor të vitit 2025, dhe që ndikon në përmirësimin e shërbimeve për konsumatorët e Hidroregjionit Jugor”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Moti i keq - nisin avaritë dhe problemet me energjinë elektrike në Maqedoninë e Veriut

YouTube player