Lajme

Reshjet e borës sjellin probleme me energjinë elektrike në Shkodër dhe Kukës

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar një sërë problematikash në qarkun e Shkodrës.

Bëhet me dije se akset rrugore Bogë-Theth dhe Kirë-Shosh janë të pakalueshme, ndërsa mungon energjia elektrike nga Bregu i Lumit deri në Prekal, në Njad-Rrethina si edhe në fshatin Bardhaj.

Edhe në Vaun e Dejës janë bllokuar disa rrugë në Njad-Temal dhe Shllak, ndërsa pa energji elektrike kanë mbetur të gjithë fshatrat e këtyre njësive.

Lexo më shumë  Macroni priti autokratin në pallatin Elsyee, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t'i japë mbështetjen e saj një qeverie që po e shet vendin e vet interesave të oligarkëve

Gjithashtu dhe në disa fshatra të Njad-Hajmel dhe Vig-Mnele mungon energjia elektrike. Në bashkinë e Fushë-Arrëzit janë të bllokuara nga dëbora rrugët rurale të Njad-Iballë.

Edhe në qarkun e Kukësit janë regjistruar problematika, ku kanë mbetur pa energji një sërë fshatrash, konkretisht fshatrat: Kam, Kepeneg, Njësia Administrative Bytyç, fshatrat Padesh, Myhejan, Njësia Administrative Tropojë, Bashkia Tropojë, Njësia Administrative Topojan, Shishtavec Tërthore, Kolsh, Surroj fshatrat Pistë Gdheshtë, Njësia Administrative Malzi, Lagjia Drinas, Njësia Administrative Qendër Kukës, Bashkia Kukës. Fshatrat Kishaj, Pogaj, Domaj, Njësia Administrative Gjinaj, fshatrat Peraj, Zgjeç, Bardhaj, Helshan, Kosturr, Njësia Administrative Golaj, Bashkia Has.

Lexo më shumë  Varfëria në rritje dhe kushtet jo të mira/ Sindikatat protestë para Ministrisë së Ekonomisë

Rruga Press

YouTube player