KryesoreLajme

Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka përfunduar procesi i subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për muajin nëntor për të gjitha familjet e cënueshme që janë kualifikuar për përfitim.

Sipas njoftimit, të gjitha familjet përfituese mund ta verifikojnë subvencionin e aplikueshëm duke kontrolluar llogarinë e tyre online me furnizuesin e energjisë, ose duke marrë faturën e energjisë pas leximit të orëmatësit.

Lexo më shumë  Bogujevci me homologen malazeze, fokus bashkëpunimi kulturor

Ky subvencion mbështetet nga Bashkimi Evropian, në kuadër të pakos mbështetëse për energjinë, dhe është pjesë e angazhimit të Qeverisë për mbështetje të qytetarëve dhe familjeve të prekura.

“Qeveria për të gjithë! Vazhdojmë!”, ka përfunduar Ministri Murati.

Rruga Press

YouTube player