Vazhdon shtrirja e bizneseve legale në veri të vendit, hapet banka e dytë vendore në Motrovicën Veriore (Video)
Që nga Janari i këtij viti Banka Qendrore e Kosovës ndaloi qarkullimin e dinarit serb nëpër institucionet financiare në të gjithë teritorin e vendit, ky vendim padyshim vlente edhe për komunat me shumicë serbe në veri të vendit. Në muajin maj të këtij viti Policia e Kosovës kreu disa operacione policore ndaj institucioneve financiare paralele serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me mbylljen e gjashtë objekteve si “Kursimorja Postare e Sebise”, “Posta e Serbise” dhe zyrat e Drejtorise te Thesarit te Serbise.
Pas mbylljes së këtyre institucioneve ilegale serbe gjatë muajve në vazhdim filluan të hapen banka e këmbimore të ndryshme vendore e ndërkombëtare në mënyrë që qytetarët serbë të shërbehen për nevojat e tyre.
Me 14 nëntor të këtij viti në Mitrovicën Veriore u hap edhe “Banka Ekonomike” njëherit banka e parë vendore që filloi operimin në këtë pjesë.
Ndërsa sot me 19 dhjetor me një ceremoni modeste u hap edhe banka e dytë vendore “Banka Private e Biznesit” në Mitrovicën Veriore.
Në një intervistë për KosovaNews zv.Drejtori i BPB-së Dren Krypa thotë se ndjehen të lumtur që po fillojnë të operojnë edhe në këtë pjesë të Kosovës duke qenë se në të kaluaren kanë pasur vështirësi. “Kjo është një konfirmim i bankës sonë që do të mundohemi ta shtrijmë prezencën në të gjithë territorin aty ku shohim potencial për klient të ri kështu që edhe në degën e Mitrovicës Veriore ne shohim potencial që ti shtrijmë operacionet tona edhe në ato zona që deri dikur kanë qenë më të vështirë të qasshme. Sot po e konkretizojmë këtë aktivitet në pjesën veriore dhe shpresojmë që operativisht do të jemi profitabil dhe të ju shërbejmë të gjitha komuniteteve” thotë zyrtari i BPB-së.
Që nga mbyllja e institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës, institucionet e sigurisë në Kosovë kanë krijuar kushte për operimin e bizneseve legale në këtë pjesë. Tashmë edhe nëpër dyqane të sebëve ka filluar të zbehet qarkullimi i dinarit serb dhe dalngadalë po zëvendësohet me monedhën zyrtare të Republikës së Kosovës Euro.
KosovaNews gjatë ditës ishte në fshatin Soçanicë të Leposaviqit ku atje është hapur edhe një degë e Postës së Kosovës ku qytetarët serbë tashmë kanë filluar t’i përdorin shërbimet e saj.
Gjithashtu vërejtem se dyqanet e vetëshërbimet perveç qe shisnin me EUR, kishin filluar te pajiseshin me POS per pranim te pagesave me kartele bankare. /kosovapost/
Rruga Press