KryesoreLajme

Udhëheqësit e BE-së pritet t’i dërgojnë ‘mesazh të qartë’ Trumpit për Ukrainën

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian synojnë t’i dërgojnë një “sinjal të qartë” presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në një samit të enjten, në lidhje me mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën.

Ata gjithashtu do të diskutojnë mbi sfidat e sigurisë dhe ekonomike të paraqitura nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë.

Liderët do të presin presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në fillim të bisedimeve të tyre në Bruksel dhe do të riafirmojnë “angazhimin e tyre të palëkundur” për të mbështetur Ukrainën “për aq kohë sa duhet”, sipas draft-konkluzioneve, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo më shumë  Policia aksion në veri, gjen sërish armë, antiplumb ushtarak, municion dhe mjete të tjera ilegale

“Rusia nuk duhet të mbizotërojë”, thuhet në draft-përfundimet e BE-së, duke shtuar se asnjë iniciativë nuk duhet të ndërmerret për Ukrainën pa përfshirjen e Kievit.

Dhe një diplomat i BE-së e përshkroi projekt-tekstin si dërgimin e “një sinjali të qartë për SHBA-në”.

Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu më gjerë marrëdhëniet BE-SHBA gjatë drekës mes shqetësimeve për një luftë të mundshme tregtare transatlantike.

Lexo më shumë  Raporti i FMN: Shqipëria e 83-ta në botë për pasuri, e fundit në Evropë për mirëqenie

Trump ka thënë se BE-ja do të “paguajë një çmim të madh” me tarifa për mosblerje të mjaftueshme të eksporteve të SHBA.

Ai tashmë ka premtuar tarifa të larta për tre nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara – Kanadanë, Meksikën dhe Kinën.

BE nuk e di nëse do të kursehet një gjë e tillë.

Rruga Press

YouTube player