Lajme

Paraburgim për bashkëpunëtorin e Mlladiq – mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës ka urdhëruar ndalimin e gjeneralit në pension Milomir Savçiq, pasi ai mohoi faktet e vendosura nga gjykata mbi gjenocidin e Srebrenicës në disa paraqitje publike.

Savçiq, 62-vjeç, është paraqitur në gjyq në Gjykatën e BeH në vitin 2020, nën akuzat për krime lufte, përfshirë ndihmën dhe mbështetjen e gjenocidit të më shumë se 8.000 burrave dhe djemve boshnjakë të Srebrenicës.

Gjykata më parë e lejoi atë të qëndrojë në liri derisa të zgjasë gjykimi i tij, por me ndalimin e paraqitjeve publike dhe komentimin e fakteve që lidhen me atë procedurë, të cilat i referoheshin edhe karakterit të krimeve për të cilat akuzohet.

Tani, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të BeH, atij i është caktuar paraburgimi për të paktën një muaj.

Lexo më shumë  Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zgjedhjeve të Republikës së Kosovës

Gjykata pranoi vërejtjet e prokurorit Ibra Buliq, i cili tha se Savçiq kishte shkelur masat e ndalimit pasi kishte vënë në dyshim publikisht kualifikimet në aktakuzën kundër tij. Ai gjithashtu kundërshtoi ndryshimet në Kodin Penal të BeH, të cilat i vendosi ish-përfaqësuesi i Lartë për BeH Valentin Inzko, për dënime me burg për ata që mohojnë krimet e luftës, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë.

Savçiq u tha mediave serbe se ai ishte kundër “dogmës së Srebrenicës”, duke u bërë thirrje serbëve të vazhdojnë të dëshmojnë se atje nuk kishte gjenocid.

Bazuar në vendimin e gjykatës, Savçiq duhet të ndalohet menjëherë, edhe pse avokati i tij Miodrag Stojanoviq njoftoi se do të apelonte.

Lexo më shumë  Dënohet biznesmeni Rezart Taçi me 11 vite burg

Gjatë luftës në BeH, Savçiq ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish -Jugosllavinë (MICT) në fillim të këtij viti pasi u shpall fajtor për krime lufte.

Ndër të tjera, Savçiq shërbeu si komandant i regjimentit të mbrojtjes në selinë e ushtrisë të kryesuar nga krimineli Mlladiq.

Sipas aktakuzës, anëtarët e regjimentit të Savçiq u përfshinë drejtpërdrejt në vrasjet e të paktën një mijë boshnjakëve të zënë robër në Nova Kasaba. /Kp

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *