KryesoreLajme

Sulmoi policinë, kapet në Kroin e Vitakut – në shtëpinë e tij u gjetën mjete për prodhimin e kriptovalutave

Një person është arrestuar nga policia në lagjen Kroi i Vitakut, në Mitrovicën e Veriut.

Rastin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani.

Ai tha se 38 vjeçari, R.R dyshohet se kishte sulmuar zyrtarët policor dhe ata të KEDS-it derisa po vendosnin njehsorët e energjisë elektrike.

“Si pasojë e goditjes me mjet të fortë, njëri nga zyrtarët policor ka pranuar dhe tretman mjekësor. Të dyshuarit i cili është arrestuar i është bastisur shtëpia, ku dhe është gjetur sasi e konsiderueshme e mjeteve për prodhimin e kriptovalutave, të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminal doganor”, u shpreh Elshani.

Lexo më shumë  Shtetësi për “sportistë elitarë”/Skandali që po pasuron trafikantë e zyrtarë federate

Elshani shtoi se gjatë bastisjeve në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe konfiskuar shumë mjete për prodhimin e kriptovalutave.

“Mbi dyshime te bazuara dhe te arsyeshme njësitë policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit ku kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të mjeteve për prodhimin e kriptovalutave (RIGA) të cilat janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor”.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në konferencën “Future Industry Minds 2026”

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje për 48 orë”, tha Elshani.

YouTube player