Ministria e Ekonomisë prezantoi ankandin e parë të erës prej 100 MW në Kosovë, Rizvanolli: Zotohemi që do ta udhëheqim në mënyrë transparente ku fituesi më i madh do të jetë qytetari
Ministria e Ekonomisë ka lansuar sot ankandin e parë të erës prej 100 MW në Kosovë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se ky projekt është i rëndësishëm për gjenerim dhe ekonomin e vendit.
“Është një ditë e rëndësishme që këtë vit po e përmbyllim me hapin e radhës, suksesin e radhës. Ky projekt është i rëndësishëm për gjenerim dhe ekonomin e vendit. Si Kosova jemi me fat që ka një potencial për këtë. Sot po e lansojmë fazën e para kualifikimit, kemi përpara një garë dhe zotohemi që do ta udhëheqim në mënyrë transparente ku fituesi me i madh do të jetë qytetari”, ka thënë ajo.
Rruga Press