Bota

Bomba e fshehur në skuterin elektrik vrau gjeneralin e rëndësishëm rus të sanksionuar nga Britanina për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë

Një gjeneral i rangut të lartë në forcat e armatosura ruse dhe ndihmësi i tij janë vrarë në një shpërthim me bombë në Moskë, ka raportuar BBC-ja të martën. Gjenerali Igor Kirillov, lider i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike, po largohej nga një bllok banimi kur pajisje e fshehur në skuter shpërtheu, ka njoftuar Komiteti Hetimor i Rusisë.

Lexo më shumë  Vuçiqi sërish në përqafimin e Moskës – takim me ambasadorin rus mes tensioneve ndërkombëtare

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin hyrjen e një ndërtese të dëmtuar rëndë, me shenja djegieje në mure dhe një numër dritaresh të dëmtuara. Në rrugë u panë edhe dy çanta.

Kirillov u akuzua së fundmi për përdorim të armëvë kimike në Ukrainë. Nga këto armë thuhet se 2000 pjesëtarë të shërbimit ushtarak janë shtruar në spital, pasi kanë pësuar helmim kimik.

Nën këtë akuzë, në tetor Mbretëria e Bashkuar i kishte vënë sanksione Kirillovit.

Agjencitë ruse thanë se vrasja e gjeneralit rus u bë me 300 gramë eksploziv dhe ishte kontrolluar nga distanca.

Rruga Press

YouTube player