KryesoreOpinion/Aktualitet

Dugolli: Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ushtria ishte dhe mbetet top prioritet

Shkruan Enver Dugolli

Më 14 dhjetor të vitit 2018 në Parlamentin e Republikës së Kosovës miratuam tri ligjet të cilat Forcës së Sigurisë së Kosovës i dhanë mandatin e ushtrisë.

Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! e kishim mbështetur fuqishëm formimin e ushtrisë duke qenë në opozitë. Duhet theksohet që nga 99 amandamente, 77 ishin të deputetëve të LVV disa prej të cilëve ishin më të rëndësishmet.

Një përgjigje për ata që krekosen dhe tëntojnë të përvetësojnë krijimin e ushtrisë, iu rikujtoj që në atë kohë ju kishit kufizuar numrin e ushtarëve, ne ishim kundër kufizimit të numrit këtë arritëm ta ndryshojmë në vitin 2022, pra tani ushtria jonë nuk ka kufizim në numër.

Lexo më shumë  Dalin detajet e aktakuzës ndaj pesë personave për falsifikim dokumentesh e shpëlarje parash

Gjithashtu, ne jemi deklaruar vazhdimisht që nuk duhet të kemi ushtri vetëm në letër, por ushtri e cila mbështetet me buxhet, të aftë, të gatshme dhe të pajisur me sistemet më moderne të armatimit dhe kjo nuk kishte ndodhur derisa erdhi në qeverisje Lëvizja VETËVENDOSJE! me Kryeministrin Kurti. Pra gjatë viti 2018-2020 në ushtri për blerje të armatimit ishin investuar vetëm 3.6 milionë euro, ndërsa në mandatin tonë deri më tani janë investuar mbi 270 milionë euro vetëm për blerje të armatimit. U blenë dronët Bayraktar, sistemi anti-tank Javelin dhe filluam krijimin e fabrikës për prodhimin e municionit dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot (dronëve).

Duke shënuar më shumë se dyfishim të buxhetit për ushtri, për herë të parë arritëm të përmbushim standardin e NATO-s për investim në ushtri prej 2% të GDP-së, dyfishuam numrin e ushtarë dhe pagat e tyre u rriten për 60% ndërsa trajnimet u katërfishuan.

Këto janë vetëm disa nga të arriturat në ushtrinë tonë në këtë mandat.

Kur krahasojmë këto të dhëna me ata që ishin para nesh, verejmë se si ushtrinë e kishin lënë gjysmake dhe e kishin anashkaluar plotësisht.

Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ushtria ishte dhe mbetet top prioritet.

Rruga Press

YouTube player