KryesoreLajme

Deputeti gjerman: Shpresoj që Scholzi mos të jetë mashtruar nga Vuqiqi

Thomas Hacker, deputet gjerman nga radhët e liberalëve dhe raportues për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin e Gjermanisë, ka vënë në dyshim ndikimin negativ që mund të ketë pasur presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ndaj kancelarit gjerman, Olaf Scholz, duke thënë se shpreson që Scholzi të mos jetë mashtruar nga Vuçiçi.

“Shpresoj shumë që kancelari Scholz të mos jetë mashtruar nga presidenti Vuçiç, i cili është i njohur për manipulimin e opinionit publik dhe shpifjet ndaj kritikëve”, ka thënë ai, transmeton rrjeti gjerman i lajmeve “Deutsche Welle” në gjuhën shqipe.

Lexo më shumë  Bislimi takoi eurodeputetin Terras, kërkon trajtim serioz të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

Kancelari Scholz dhe presidenti Vuçiç kanë vizituar të martën Autoritetin e Minierave të Saksonisë në Freiberg, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë metodat e qëndrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit për nxjerrjen dhe eksploatimin e litiumit.

Në landin gjermanolindor të Saksonisë, ashtu sikurse në luginën e lumit Jadar në pjesën perëndimore të Serbisë, supozohet të ketë sasi të lartë të litiumit – një mineral kritik për prodhimin e baterive të telefonave, kompjuterëve e automjeteve elektrike.

Serbia dhe Gjermania kanë arritur një memorandum bashkëpunimi për ‘partneritet strategjik’ mbi lëndët e para, zinxhirët e prodhimit të baterive dhe automjeteve elektrike, në korrik 2024. Kjo i mundëson Bashkimit Evropian, posaçërisht Gjermanisë, të sigurojë litiumin në rrethinë, duke reduktuar varësinë nga Kina.

Lexo më shumë  Rusia frymëzon aktet terroriste, Maqedonci: Koordinim i sulmeve si në Ukrainë dhe në Kosovë

Ndrshe, autoritetet në Kosovë, krahas vëzhguesve të zhvillimeve politike në rajon, kanë paralajmëruar se marrëveshja për nxjerrjen e këtij minerali do t’i ofrojë presidentit serb një “mburojë” kundër çfarëdo kritike apo presioni rreth politikës destruktive kundër Kosovës dhe minimit të demokratisë e autoritarizmit në rritje në Serbi.

Rruga Press

YouTube player