KryesoreLajme

Kurti tregon për sukseset në zbatimin e arsimit dual në shkollat profesionale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se është rritur numri i arsimit dual në shkollat tona profesionale.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se sivjet arsimi dual po gjen zbatim në 12 profile, 25 shkolla nga 15 komuna me 1607 nxënës.

“Jemi në vitin e tretë të jetësimit të arsimit dual në shkollat tona profesionale. E filluam me katër profile, në katër shkolla nga tre komuna dhe 107 nxënës. Sivjet, ai po gjen zbatim në 12 profile, 25 shkolla nga gjithsej 15 komuna me 1607 nxënës”, shkroi Kurti.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës dënon kërkesën e autoriteteve në Beograd, për anulimin e subvencioneve nga Kosova për bujqit e Luginës

“E vetmja gjë më e rëndësishme se arsimi dhe ekonomia, është ndërlidhja e këtyre. Këtë po e bëjmë përmes arsimit dual siç e kemi premtuar, siç e kemi synuar”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player