“Hemorragjia” e PD, dorëhiqen nga funksionet edhe 51 drejtues seksionesh në Korçë
Vijojnë dorëheqjet e drejtuesve të degës lokale të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës. Pas largimit të kryesisë, këtë të hënë kanë dhënë dorëheqjen 51 drejtues seksionesh dhe të lidhjes demokratike të gruas.
Një prej ish-anëtarëve të kryesisë së degës lokale shpjegon arsyet e këtij vendimi kolektiv. “Lideri aktual po tenton të kthejë PD-në në një parti klienteliste, në funksion të interesave të tij personale. Basha ka hedhur poshtë mundin tonë. Ne e gjejmë të pamundur të ushtrojmë funksionet tona drejtuese”, tha Leonard Trebicka, ish-anëtar i kryesisë së PD, Korçë.
Të gjithë drejtuesit e seksioneve të dorëhequr në vijim do të jenë anëtare të thjeshtë të partisë demokratike të degës së Korçës.
Rruga Press