Lajme

Grupi i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Evropian dënojnë sulmin në Zubin Potok dhe i bëjnë thirrje Serbisë

Në lidhje me sulmin terrorist të natës së mbrëmshme në Zubin Potok të Kosovës, ka reaguar edhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve të Evropës, grupim politik në Parlamentin Evropian i Socialistëve të Evropës.

Në deklaratën e tyre ata shprehen se e dënojnë fuqishëm sulmin në infrastrukturën në Zubin Potok që la pa ujë një pjesë të madhe të Kosovës.

Lexo më shumë  Gërvalla: Komisioni për Legjislacion miratoi Byronë Shtetërore dhe pesë ligjet e Pakos së Reformës në Drejtësi

“Ky akt duhet të hetohet tërësisht dhe autorët të mbahen përgjegjës.”, thuhet në deklaratën e grupit të Parlamentit Evropian.

Po ashtu, ata u bëjnë thirrje autoriteteve serbe që këtë herë të bashkëpunojnë plotësisht me hetimin.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rama i jep leje ndërtimi deputetit të tij për të ndërtuar kullë 23 kate në zemër të Pogradecit
YouTube player