KryesoreOpinion/Aktualitet

Deklaratat e dy nënkryetarëve të LDK-së në çdo vend të botës do të cilësoheshin si tradhëti kombëtare

Shkruan Donik Sallova

Deklaratat e dy nënkryetarëve të LDK-së, Lutfi Hazirit dhe Gazmend Muhaxheri, ku i pari e krahason kapjen e armatimit të Serbisë dhe të grupeve terroriste në komunat veriore me aksionet e Rankoviqit për mbledhjen e armëve të shqiptarëve, ndërsa i dyti shtrirjen e shtetit demokratik ligjor të Republikës së Kosovës në veri e barazvlerëson me shtrirjen e ligjit të Millosheviqit në “Kosovë e Metohi”, në çdo vend të botës do të cilësoheshin tradhëti kombëtare.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia për ta zvarritur marrëveshjen për të zhdukurit po tenton ta përfshijë UNMIK-un

Tek ne përkundrazi, këta të dy lejohen të kandidojnë për deputetë me aspiratën për marrjen e pushtetit. Natyrisht, sipas deklaratave të tyre, këta e qartësuan tashmë se pushtetin e duan vetëm deri tek ura e Ibrit.

Por, do të ishte në detyrën dhe nderin e KQZ-së që para se të certifikojë listat e kandidatëve për deputetë, të verifikojë çdo emër dhe të mos lejojë që në zgjedhje të kandidojnë persona që haptazi deklahohen kundër rendit kushtetues e demokratik në Republikën e Kosovës, duke filluar nga Rakiqi e Simiqi e deri tek Haziri e Muhaxheri!

Lexo më shumë  Kurti njofton se kanë hapur tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm
YouTube player