Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit
Rubla ruse ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit që nga javët e para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
Sot, monedha ruse ka arritur në 110 për herë të parë që nga 16 marsi i vitit 2022.
Para luftës, rubla tregtohej rreth 75-80 kundrejt dollarit amerikan, shkruan skynews.
Ajo gjithashtu ka rënë nën 15 kundrejt juanit kinez, gjithashtu niveli më i ulët që nga marsi i vitit 2022.
Rënia ka ndodhur pas vendosjes së sanksioneve nga SHBA-ja ndaj bankës së tretë më të madhe të Rusisë, Gazprombank, e cila menaxhon tregtinë e energjisë.
Ndryshe, Banka Qendrore e Rusisë njoftoi të mërkurën se do të ndalojë blerjen e monedhave të huaja për të lehtësuar presionin mbi tregjet financiare.
Rruga Press