Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës
Forcat ajrore të Ukrainës thonë se gati 200 dronë u dërguan nga Rusia për të sulmuar qytetet dhe objektivat gjatë natës.
Sipas mediave të huaja, sipas Ukrainës, ky është një rekord i lartë, krahasuar me ditët e tjera.
“Armiku lëshoi një numër rekord të UAV-ve sulmuese të tipit “Shahed” dhe mjete ajrore pa pilot të një lloji të panjohur”, tha ai.
Ai tha se rrëzoi 76 nga ato që pretendonte se ishin “rekord i lartë” prej 188 dronesh.
Forca ajrore tha se humbi gjurmët e 96 prej dronëve, me gjasë për shkak të luftës aktive elektronike, dhe pesë dronë “u nisën drejt Bjellorusisë”.
“Katër raketa balistike u lëshuan gjithashtu”, shtoi ai. Kujtojmë se me mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë gjatë 2 viteve të fundit, pas nisjes së agresionit të pajustifikuar nga ana e Rusisë kundër fqinjit të saj perëndimor.
Rruga Press