BotaKryesore

I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Pete Hegseth, i nominuari i Donald Trumpit për sekretar të Mbrojtjes, ka sulmuar disa prej aleancave më të rëndësishme të SHBA-së, si NATO-n, vendet aleate si Turqia, dhe institucionet ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, në dy librat e fundit.

Hegdeth ka thënë se trupat amerikane nuk duhet të jenë të detyruara nga Konventat e Gjenevës.

Në të njëjtën kohë, njeriu që pritet ta udhëheq ushtrinë gjigante të Amerikës e ka lidhur politikën e jashtme të SHBA-së pothuajse tërësisht me prioritetin e Izraelit, një vend për të cilin ai thotë: “Nëse e doni Amerikën, duhet ta doni Izraelin”.

Hegseth argumenton se ushtria amerikane duhet të injorojë konventat e Gjenevës dhe çdo ligj ndërkombëtar që rregullon zhvillimin e luftës, dhe në vend të kësaj t’i “lejojë trupat e saj” për t’u bërë një forcë “e pamëshirshme”, “pa kompromis” dhe “shumë vdekjeprurëse” e orientuar “për t’i fituar luftërat tona sipas rregullave tona”.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Preferencat e politikës së Hegseth mund të ngrenë shqetësime për të ardhmen e NATO-s, përshkallëzimin e tensioneve me armikun kryesor të Izraelit, Iranin, dhe mosndëshkimin e kriminelëve të luftës amerikane, si ata që Hegseth e bindi Trumpin që t’i falte në mandatin e tij të parë.

“Evropa tashmë e ka lejuar veten të pushtohet”

Në librin “Kryqëzata Amerikane” (AC), botuar në vitin 2020, Hegseth pyet troç: “Pse e financojmë OKB-në antiamerikane? Pse Turqia islamike është anëtare e NATO-s?”

Diku tjetër në këtë libër, Hegseth nënçmon Forcën Ndërkombëtare të Asistencës për Sigurinë dhe forcën paqeruajtëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dërguar në Afganistan në vitin 2006.

Ashtu si Trump, Hegseth i karakterizon aleatët e NATO-s si ata që nuk paguajnë për mbrojtjen e tyre.

“Nato nuk është një aleancë, është një marrëveshje mbrojtëse për Evropën, e paguar dhe e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara”, thotë ai.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Hegseth shkruan në një moment në AC se “Evropa tashmë e ka lejuar veten të pushtohet. Ajo zgjodhi të mos rindërtonte ushtritë e saj, duke thithur me kënaqësi gjirin e gatishmërisë së Amerikës për të luftuar dhe për të fituar luftërat”.

Hegseth është veçanërisht i indinjuar nga përfshirja e Turqisë në NATO. Ai argumenton se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, “ëndërron haptazi të rivendosë perandorinë osmane” dhe është “një islamist me vizione islamike për Lindjen e Mesme”.

“Mbrojtja e Evropës nuk është problemi ynë. Kam qenë atje, e kam bërë dy herë,” shkruan Hegseth, duke shtuar: “Nato është një relike dhe duhet të hiqet dhe të ribëhet në mënyrë që liria të mbrohet vërtet. Kjo është ajo për të cilën Trump po lufton”, përfundon ai.

Ndërkohë OKB-në, ai e quan “një organizatë plotësisht globaliste që avancon në mënyrë agresive një agjendë anti-amerikane, anti-izraelite dhe anti-liri”.

YouTube player