Lajme

“S’kemi nevoje as per artin e as per boten e Serbise.”Stresi për festivalin ku do performojë Goran Bregovic: Populli i Kosovës i ka vuajtur masakrat. Bojkotojeni!

Stresi i është shtuar listës së personazheve shqiptarë që janë kundër ardhjes së Goran Bregovic në Shqipëri. Në një postim në rrjete sociale ai shprehet se vetëm shqiptarët e Kosovës e dinë çfarë kanë kaluar gjatë luftës me Serbinë, ndaj ne nuk mund t’ju hapim plagë duke ftuar dikë që ka frymëzuar ushtarët serbë.

“Ju analista shqipetar, nenkryetar dhe kryetar lopcar. S’kemi nevoje as per artin e as per boten e Serbise. Nuk e kemi perjetu ne masakren e Kosoves, nuk kemi humbur ne motren, femijen, baben, vellain apo kusherinjte, nuk kemi qen pjese direkte e kesaj fatkeqesie por ka qene populli e shqiptar i Kosoves qe i ka vujt keto masakra ndaj e keni shume te lehte te flisni per serbin dhe ti pritni ne konakun tuaj Se keni provuar t’ju vrasin nenen ne sy tuaj apo beben duke ja ça barkun nenes ??? Ai keni provu keto ? Jo pra s’dini se cfare eshte te jesh pjes e gjenocidit. Turp per shtetin tone, turp per ju analista k**** meshkuj blogera, gazetare marre t’ju vije. Un nuk bej thirrje per dhune kurre me, por ju lutem bojkotojeni ate koncert te m**** plzzzzz”, shkruan Stresi në reagimin e tij.

Lexo më shumë  Zemërim i shqiptarëve ndaj evropianit në bashkëpunim me Serbinë, FSHF-ja censuron reagimet duke bllokuar komentet

Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet.

Lexo më shumë  MPB merr në shfrytëzim objektet paralele serbe në veri, aty do të vendosen tri ministri

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *