Bota

Moska konfirmon se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se Ukraina ka goditur Rusinë me raketa ATACMS të furnizuara nga SHBA.

RIA Novosti ka citur ministrin duke thënë se trupat ukrainase lansuan gjashtë raketa ATACMS gjatë mbrëmjes së kaluar – duke shënjestruar rajonin rus Bryansk.

Nga kjo ministri është thënë se ekipi i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, ‘ka rrëzuar katër raketa’ dhe një tjetër duke e dëmtuar pjesërisht – fragmentet e të cilës kanë rënë në një bazë ushtarake që shkaktoi zjarr.

Lexo më shumë  Ministri holandez: Tregtia kineze me Rusinë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e BE-së

Në anën tjetër agjencia ruse e lajmeve ka cituar ministrin te ketë njoftuar se nga kjo raketa nuk janë shkaktuar dëme si materiale ashtu dhe në njerëz.

E Kremlini ka njoftuar sot se përdorimi i armëve perëndimore nga Ukraina mund të nxisin një përgjigje bërthamore, duke marrë parasysh se Vladimir Putini nënshkroi ndryshimin e doktrinës bërthamore.

YouTube player