Lajme

Merr fund detyrimi i bizneseve që të kenë arkë fiskale, Murati: mjafton një laptop dhe një printer termik që një biznes të lëshojë kuponë fiskal digjital


Përgjatë viteve të kaluara me dhjetëra miliona euro kanë paguar bizneset në Kosovë  për t’u paisur me arka fiskale përmes të cilave lëshohej kuponi tatimor .

Ndërkohë sot Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur transformimin e sistemit të arkave fiskale në Kosovë, duke i kaluar ato në sisteme digjitale duke lehtësuar tejmase kështu operimin e bzineseve në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka shpallur lansimin e sistemit të ri fiskal, i cili synon të sjellë efikasitet dhe ulje të kostove për bizneset.

Lexo më shumë  Kurti takon ekipet e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve, konstatohet se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve për zgjedhjet

“Tash e sa kohë kemi punuar që të ndryshojmë sistemin e arkave fiskale, nga ato hardëerike siç është aktualisht, në arka fiskale softëerike apo digjitale. Sot e bëmë edhe lansimin e sistemit të ri, duke demonstruar edhe live se si funksionon.

Sistemi i ri që kemi ndërtuar mundëson komunikimin me ofruesit e softwerit përmes API, që nënkupton hapjen e tregut, pra më shumë konkurrencë dhe rrjedhimisht edhe kosto shumë më të lirë të operimit.

Pra, mjafton një laptop/kompjuter, dhe një printer termik, që një biznes të mund të lëshojë kuponë fiskalë, pa pasur nevojë të blihen arka fiskale të shtrenjta.

Sistemi i ri gjithashtu mundëson komunikimin edhe me aplikacion që skanon QR kodin e secilit kupon fiskal, duke hapur rrugë për skema të ndryshme nxitëse që shpërblejnë qytetarët të cilët marrin kuponin fiskal”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, do të bëhet edhe plotësimi i udhëzimit administrativ, për të mundësuar fillimin e pilotimit me sistemin e ri.

“Do t’ju mbajmë të njoftuar për çdo zhvillim tjetër në këtë fushë. Stay tuned!

Qeveria digjitale”, ka shkruar ndër të tjera Murati.

Rruga Press

YouTube player