Bota

Biden: SHBA-ja mbështet sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përsëritur mbështetjen e qeverisë amerikane për Ukrainën në samitin e G20 në Rio de Janeiro të Brazilit.

Megjithëse ai nuk i është referuar drejtpërdrejt vendimit për përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Ukrainës, ai ka thënë se SHBA-ja mbështet fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Ne të gjithë duhet të punojmë për t’i dhënë fund konflikteve dhe krizave që po gërryejnë progresin për të përmirësuar sigurinë në mbarë botën. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Të gjithë rreth kësaj tavoline, sipas mendimit tim, duhet ta bëjnë këtë gjithashtu”, është shprehur Biden. 

Rruga Press

YouTube player