KryesoreLajme

Kurti pret me ceremoni shtetërore homologun Mickoski

Ka nisu tashmë takimi i dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Albin Kurti ka pritur me ceremoni shtetërore, homologun e tij maqedonas Hristijan Mickoski.

Dy kryeministritat parakaluan para pjesëtarëve të Gardës të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët intonuan himnet shtetërore të dy vendeve.

Lexo më shumë  Brenda ishullit të Sazanit: Ish-baza ushtarake shqiptare e blerë nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner me 3,500 bunkerë dhe tunele

Agjenda e këtij takimi përfshin nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale, që do të përforcojnë angazhimet e përbashkëta në fusha të ndryshme si tregtia, infrastruktura, arsimi dhe siguria rajonale.

Takimi do të pasohet nga një konferencë për shtyp rreth orës 13:45, ku kryeministrat Kurti dhe Mickoski do të ndajnë me publikun rezultatet dhe angazhimet e marra gjatë këtij takimi.

Lexo më shumë  MPB demanton Daut Haradinajn: Dezinformatë, dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015
YouTube player