KryesoreLajme

Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja, për mbështetje të Njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka përforcuar kapacitetet e saj me automjete, duke pranuar një numër të automjeteve të tipit kombi-bus, të cilat do të shërbejnë për mbështetje të njësive speciale-policore gjatë operacioneve dhe aksioneve të veçanta.

Në njoftim thuhet se ky furnizim ka si qëllim përmirësimin e kapaciteteve të transportit, duke siguruar transport efikas dhe të sigurt për efektivat policore në terren.

Lexo më shumë  Deputetët e rinj që do t'i zëvendësojnë ministrat e emëruar në Qeverinë Kurti 3

“Automjetet do të lehtësojnë lëvizjen e njësive speciale, duke mundësuar një përgjigje më të shpejtë dhe më të organizuar në situata të ndryshme operative.

Projekti i furnizimit me automjete të reja është një hap i rëndësishëm në forcimin e infrastrukturës dhe aftësive operacionale të Policisë së Kosovës, duke kontribuar drejtpërdrejt në realizimin e misioneve të saj për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e Kosovës.

Lexo më shumë  Mungon Rama në Konferencën e Mynihut - Balla e nis vizitën me gafë: e quan "të dërguar special" atë që tani është vetëm drejtor institucioni kulturor

Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në forcimin e sigurisë dhe rendit publik, me qëllim ofrimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player