KryesoreLajme

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle.

Ministrja ka njoftuar se ku do të ndërtohen këto çerdhe dhe shkolla.

“Një çerdhe në Rekë-Vatë në Kaçanik. Vlera e kontratës është 1.096.043,96 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 740 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një çerdhe e parafabrikuar në Brodosan të Dragashit. Vlera e kontratës është 1.082.568,56 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 740 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një çerdhe modulare e parafabrikuar në Fushë Kosovë. Vlera e kontratës është 1.282.282,28 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 873 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një shkollë në Prishtinë. Vlera e kontratës është 3.323.232,32 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe 6430 m2 dhe është i destinuar për 800 nxënës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo më shumë  Kurti priti përfaqësuesin e ri special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Tutje, Nagavci ka pohuar se “si Ministri do të angazhohemi që secili fëmijë në Kosovë të ketë një vend në institucionin ku mund të marrë bazë të fuqishme për zhvillimin dhe aftësimin e mëtutjeshëm për jetën”.

Rruga Press

YouTube player