Lajme

Nagavci takon presidenten e Këshillave Amerikane për Edukim Ndërkombëtar, Lisa Choate

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim presidenten e Këshillave Amerikane për Edukimin Ndërkombëtar, Lisa Choate, drejtorin e zyrës së Këshillave Amerikane në Kosovë, Gjeni Shporta dhe drejtoreshën rajonale të Këshillave Amerikane, Elvira Dana, me të cilët ka biseduar për shqyrtimin e mundësive të reja për të kontribuar në zhvillimin arsimor në Kosovë përmes programeve për Bordin e Shkëmbimit Arsimor SHBA-Kosovë (USKEB) dhe Programin e Shkëmbimit të të Rinjëve Kennedy-Lugar (YES).

Gjatë takimit ministrja Nagavci u shpreh e lumtur për bashkëpunimin me Fondin Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF), ku falënderoi Këshillat Amerikane për angazhimin dhe shkëmbimin e të rinjëve dhe stafit arsimor, mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lexo më shumë  Haxhiu pret ambsadorin italian, flasin për bashkëpunimet parlamentare

Nagavci tutje tha se, jemi të lumtur për bashkëpunimin dhe të gjitha storiet e suksesit që kemi deri tani me Fondin Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF) dhe për këtë vitin e kaluar janë ndarë më shumë se 100,000 euro për Programin e Shkëmbimit të të Rinjëve Kennedy-Lugar (YES), duke qenë se është e rëndësishme për ne, që studentët të përfitojnë sa më shumë.

Në takim, po ashtu u diskutua edhe për Edukimin Medial dhe integrimin e tij në kurrikulat shkollore, për çka ministrja Nagavci theksoi rëndësinë e përfshirjes si lëndë në shkollat fillore dhe të mesme, në mënyrë që të evitohet dezinformimi dhe edukimi mbi marrjen e informatave.

Ndërsa, presidentja e Këshillave Amerikane, Lisa Choate tregoi se, studentët e shkëmbyer përmes programit YES, e kuptojnë se kanë pasur një mundësi të veçantë për shkëmbimin e përvojave të tyre, për të cilët Choate tha se, zakonisht vazhdojnë me studime dhe kthehen prapë në Kosovë për të kontribuar për vendin e tyre.

Rruga Press

YouTube player