Bota

Rikthehen protestat antiqeveritare në Serbi, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Të hënën në mbrëmje mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit dhe kërkuan arrestime e dorëheqje të zyrtarëve të lartë lidhur me shembjen vdekjeprurëse të një çatie betoni në një stacion hekurudhor që vrau 14 person në një qytet verior.

Demonstruesit  në Beograd fajësuan  për kolapsin korrupsionin e shfrenuar dhe punën e ngadaltë të rinovimit në ndërtesën e stacionit në Novi Sad – pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë me kompanitë shtetërore kineze të përfshira në një sërë projektesh infrastrukturore në vendin ballkanik. Një nga protestuesit  akuzoi populistët në pushtet se “mbushin xhepat e tyre të përgjakur e mbushur varrezat në Serbi”. Shteti ishte “përgjegjës për krimin që mori 14 jetë”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Turma brohoriste “burg”. Disa mijëra protestues kërkuan që kryeministri Milos Vuçeviç dhe qeveria e tij të tërhiqen dhe të arrestohen përgjegjësit për kolapsin. Autoritetet kanë hapur një hetim dhe ministri i ndërtimit i Serbisë dha dorëheqjen javën e kaluar, por askush nuk është akuzuar apo arrestuar në lidhje me aksidentin e 1 nëntorit. Tubimi i së hënës ishte paqësor, ndryshe nga ai i javës së kaluar në Novi Sad, kur njerëz të maskuar hodhën gurë, shishe dhe bojë të kuqe mbii godinën e Bashkisë.

Policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Zyrtarët qeveritarë kanë premtuar përgjegjësi të plotë, por ekziston një skepticizëm i përhapur sepse populistët kontrollojnë si policinë ashtu edhe gjyqësorin. Stacioni i trenit, i ndërtuar fillimisht në vitin 1964, është rinovuar dy herë në vitet e fundit dhe është inauguruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe aleati i tij populist, kryeministri hungarez Viktor Orbán, më shumë se dy vjet më parë si një ndalesë kryesore për një linjë treni të shpejtë të planifikuar midis Beogradit dhe Budapestit.

YouTube player