KryesoreLajme

Kurti për Marrëveshjen e Uashingtonit: Së pari ajo e Brukselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dëshiron që Marrëveshja e Brukselit e arritur vitin e kaluar me Serbinë, të zbatohet fillimisht, e më pas të trajtohet ajo e Uashingtonit.

I pyetur nëse është e pranueshme për të tani Marrëveshja e Uashingtonit – e arritur më 2020 në Shtëpinë e Bardhë –nëse administrata e re amerikane e Donald Trumpit, insiston në zbatimin e saj, Kurti tha se pret që marrëveshja tjetër, ajo e Brukselit, të nënshkruhet.

“Unë mund të jem përgjegjës për marrëveshjet në të cilat kam marrë pjesë dhe kam pranuar dhe pres të njëjtën gjë edhe nga Beogradi, edhe pse ata e shtypin dhe nuk e respektojnë këtë marrëveshje. Le të fillojmë me marrëveshjen e fundit, e cila është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, sepse ajo normalizon marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes de facto të njëra-tjetrës”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një ngjarje në Prishtinë.

Lexo më shumë  Osmani sulmoi Kurtin pasi nuk arriti qëllimet politike. " Lakmia po e shpërfytyrojka njeriun! Ose po ja nxjerrka fytyrën e vërtetë"

Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve vitin e kaluar. Marrëveshja nuk është nënshkruar, por Bashkimi Evropian – që ndërmjetëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – insiston se ajo është obligative për palët.

Kurti tha se do të ketë bashkëpunim dhe komunikim me administratën e re të Trumpit, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Trump, në një letër dërguar një pararendësi tonë, po ashtu e ka vendosur në thelb njohjen reciproke si diçka qendrore për raportet e ardhshme midis Kosovës dhe Serbisë dhe ne dëshirojmë, jemi të gatshëm që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim, e pse jo edhe ta zgjerojmë e thellojmë këtë bashkëpunim, i cili shprehet jo vetëm në aspektin diplomatik. Por, sidoqoftë aspekti diplomatik është nga ndër më kryesorët”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Nuk ka më as punë online, Shqipëria me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”

Gjatë mandatit të parë të Trumpit (2017-2020), Kurti kishte pasur përplasje me të dërguarin e atëhershëm të SHBA-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Richard Grenell.

Rruga Press

YouTube player