KryesoreLajme

Muja: Ky buxhet është i rritjes së zhvillimit ekonomik

Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka kërkuar nga deputetët që të votohet Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Muja ka thënë se ky buxhet i ka katër orientime kryesore, që sipas tij trajtohen deri në themel.

“Janë katër orientime kryesore se ku do të kontribuojë ky buxhet. E para është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, e dyta zhvillimi i barabartë njerëzor, e treta siguria dhe sundimi i ligjit dhe në fund qeverisja e mirë. Këto janë katër prioritete që ky buxhet i trajton në themel “, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Muja ka thënë se 5 milionë euro janë ndarë për çerdhe të reja si dhe buxheti parasheh 25 milionë euro për ata që kyçen për herë të parë në tregun e punës.

“Janë katër aspekte që trajtohen këtu: përmirësimi dhe zgjerimi i qasjes në arsim. Janë 5 milionë euro që dedikohen për çerdhe të reja. Buxheti parasheh 25 milionë euro për ata që kyçen për herë të parë në tregun e punës. Prioriteti për përmirësim të shëndetësisë, buxheti parasheh buxhet rekord rekord për shëndetësi, tejkalon 370 milionë euro”, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK janë deklaruar se nuk do ta votojnë buxhetin e Kosovës.

Por, nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se e kanë shumicën parlamentare për ta votuar buxhetin e Republikës për vitin e ardhshëm.

YouTube player