Osmani takon kryeministrin e ri estonez, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se me kryeministrin estonez kanë folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
“Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.
Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë!”, shkruan Osmani.
Rruga Press