Lajme

Mehaj nga Bondsteeli: Ushtria Amerikane është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se Gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë në përgjithësi dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK në veçanti, i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së dhe ushtrisë së saj.

Mehaj nga Kampi Amerikan “Bondsteel”, ka thënë se Ushtria Amerikane ishte dhe është garanti kryesor i sigurisë së vendit tonë, si dhe garanti kryesor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global.

Lexo më shumë  Nuk ka më as punë online, Shqipëria me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”

“Shpreh falënderimin dhe mirënjohjen më të lartë për SHBA-në, Departamentin e Mbrojtjes dhe kontingjentin amerikan të KFOR-it, për gjithçka që bënë për lirinë, pavarësinë, ndërtimin, zhvillimin dhe përparimin e vendit tonë. E në vizitën time, përveç falënderimit për mbështetjes dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen edhe për angazhimin e pazëvendësueshëm të fundit të njësisë së helikopterëve në shuarjen e zjarreve. Zoti e bekoftë SHBA-në dhe ushtrinë e saj. Zoti e bekoftë miqësinë dhe aleancën tonë të përjetshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo më shumë  Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *